Përurohet Qendra Multifunksionale, një hapësirë dedikuar plotësisht të rinjve në Durrës
Në Durrës, përuruam Qendrën Rinore Multifunksionale, një hapësirë dedikuar plotësisht të rinjve për zhvillimin e aktiviteteve edukative, sociale dhe kulturore. Qendra është mundësuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Bashkia Durrës, dhe do të menaxhohet nga World Vision Albania në partneritet me bashkinë. Me vënien në funksion, qendra do të rrisë angazhimin dhe socializimin e […]
Thirrje e Hapur: Kërkohet agjenci konsulence ose ekspert/grup ekspertësh, për hartimin e një Udhëzuesi për Ngritjen dhe Funksionimin e Këshillave Vendor Rinor
World Vision Albania ka një eksperiencë shumë të pasur në punen me të rinjtë, aftësimin dhe fuqizimin e tyre. Përveç kurrikulave të konsoliduara, lidhur me qytetarinë aktive, advokacinë dhe ndërmarrjen e nismave në komunitete, aftësitë për t’iu qasur tregut të punës dhe ndryshimet klimatike, ne punojmë vazhdimisht në fuqizimin e të rinjve për të rritur […]
Nisma e të rinjve IMPACT, World Vision mbjell 550 pemë në Parkun e Liqenit të Paskuqanit
Organizata World Vision Albania ka mbështetur nismën e të rinjve të grupeve IMPACT në Bashkinë Kamëz për mbjelljen e 550 pemëve në parkun e liqenit të Paskuqanit. “Mbjellja e pemëve është një nga mënyrat më efektive për të ndikuar pozitivisht dhe në mënyrë të qendrueshme në mjedisin që na rrethon, si dhe për të zbutur […]
Të rinjtë për fuqizimin e vajzave dhe grave
Fuqizimi i grave dhe vajzave për të gëzuar të drejta dhe mundësi të barabarta është i rëndësishëm për arritjen e barazisë së plotë gjinore dhe përparimin socio-ekonomik të shoqërisë në tërësi. Për të rritur ndërgjegjësimin në komunitet dhe për të çuar përpara barazinë gjinore, përgjatë muajve të fundit organizata World Vision Albania në bashkëpunim me […]
Të rinjtë e Korçës dhe aktoret e shfaqjes “7 minuta” mesazhe për parandalimin e dhunës
“Angazhimi dhe edukimi i të rinjve, në mënyrë të veçantë i djemve, është sa i rëndësishëm po aq edhe i domosdoshëm për të arritur barazinë e plotë gjinore dhe krijimin e një shoqërie pa dhunë,” – u shpreh Gabriela gjatë bashkëbisedimit me aktoret e shfaqjes teatrale “7 minuta”. Korça ishte qyteti i radhës që bëri […]
Të rinjtë e Lezhës dhe Kurbinit promovojnë barazinë dhe gjithëpërfshirjen
“Të rinjtë luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e një shoqërie të barabartë dhe pa dhunë, ku të gjithëve pa dallim u jepen mundësi për të zhvilluar potencialet e tyre”. Ky ishte mesazhi që u dha gjatë bashkëbisedimit të të rinjve të Kurbinit dhe Lezhës me aktoret më në zë të skenës shqiptare dhe përfaqësuesve […]
Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë bashkëbisedim me të rinjtë e World Vision Albania
Ambasadorja e Francës, Catherine Suard dhe ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner kanë zhvilluar një takim me të rinjtë e grupeve IMPACT të World Vision Albania, ku kanë folur për fuqizimin e të rinjve dhe thelbin e pajtimit Francë-Gjermani, me rastin e përvjetorit të Traktatit të Elysee-së dhe Aachen-it. Takimi në zyrat e World Vision Albania […]
Thirrje për ekspertë/grupe ekspertësh ose agjenci për trajnime për mbrojtjen e biodiversitetit
Organizata World Vision Albania ka hapur thirrjen për ekspertë/grupe ekspertësh ose agjenci sipas kërkesave të mëposhtme: Partner/Agjenci për Organizimin e trajnimeve për “Rritjen e kapaciteteve të stafit të World Vision Albania dhe partnerëve zbatues të projektit “Zhvillimi i Përgjigjes Komunitare për Mbrojtjen e Biodiversitetit në Parkun Natyror Korab-Koritnik dhe Parkun Kombëtar të Shebenikut”, i cili mbështetet […]
Fuqizimi i të rinjve, investimi më i rëndësishëm për të ardhmen
“Edukimi cilësor, veçanarisht i vajzave, është mënyra më efektive për të minimizuar të gjitha llojet e problematikave sociale me të cilat haset shoqëria. Edukimi i fuqizon vajzat, i bën ato më të lira, por është edhe një mënyrë e shkëlqyer për të ulur varfërinë apo dhunën në familje,” – shprehet Debora, e cila prej 8 […]
World Vision Albania anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara
Organizata World Vision Albania është anëtarësuar në Shoqatën Evropiane të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara (EASPD), e cila përfaqëson mbi 20,000 shërbime mbështetëse për personat me aftësi të kufizuara në të gjithë Evropën. Ndarja e eksperiencave dhe shkëmbimi i praktikave më të mira me organizatat partnere evropiane do të ndihmojë në […]