Mbrojtja e Fëmijëve

P

rogrami i Mbrojtjes së Fëmijëve i zbatuar nga World Vision Albania fokusohet në mobilizimin e veprimeve të përbashkëta, mes aktorëve formalë dhe joformalë të mbrojtjes së fëmijëve për të krijuar një mjedis më të sigurt për fëmijët. Kjo qasje fuqizon komunitetet lokale të analizojnë rreziqet dhe kërcënimet ndaj sigurisë së fëmijëve dhe ndërmarrin veprime të përbashkëta, të cilat adresojnë shkaqet kryesore të dhunës ndaj fëmijëve.

Modeli ynë ka një qasje sistemike, dhe njeh ndërlidhjen e komponentëve të ndryshëm brenda sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Ai përfshin ligjet dhe politikat, shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve, koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesuara, dhe mekanizmat e llogaridhënies.

Duke patur në qendër mirëqenien e fëmijës, programi mirënjeh rolin që ka familja në këtë drejtim. Ndaj, ndërhyrjet tona në synojnë forcimin e familjes përmes modelit “Të Festojmë Familjen”, një model, i cili synon që fëmijët të kenë marrëdhënie pozitive me prindërit, duke i lejuar ata të fuqizohen shpirtërisht, socio-emocionalisht dhe fizikisht.

Kontribuon në SDG-të:

2022 në numra

  • 464 prindër morën pjesë në programin e prindërimit pozitiv “Të Festojmë Familjen”.
  • Në Korçë, në “Qytezën e Fëmijëve”, 4,871 fëmijë morën pjesë në programin e qytezës, i cili promovon praktikat e shëndetshme të prindërimit, reduktimin e dhunës, si dhe ushqen aftësitë e jetës, zhvillimin e talenteve, dhe qytetarinë aktive.
  • Në Durrës, në “Qendrën e Emergjencës”, 23 fëmijëve dhe 11 grave iu ofruan shërbime të emergjencës si: strehimi i sigurt, transport, ushqim, veshje, artikuj të higjienës, kujdes mjekësor dhe mbështetje psiko-sociale.
  • 51 profesionistë të mbrojtjes së fëmijëve (MF-së) dhe 99 të rinj u përfshinë në takime orientuese mbi Mekanizmin e Referimit dhe Raportimit te fëmijëve në nevojë për mbrojtje.
  • Skuadra e WVAs, në bashkëpunim me njësitë e mbrojtjes së fëmijëve mbështetën menaxhimin e 247 rasteve në 7 bashki.

Ne punojmë për familje të shëndetshme

Gjithpërfshirja dhe cilësia mbeten sfidë në sistemin arsimor në Shqipëri : 10.4 % e fëmijëve 2- 17 vjeç në Shqipëri kanë një vështirësi të moderuar ose të thelluar në një ose më shumë nga fushat e zhvillimit (Fëmijë me Aftësi të Kufizuar); – Ndërkohë që 91% e fëmijëve me…

dhe Kurrikula për “Prindërimin pozitiv” janë dy projekt modelet bazë me anë të të cilëve, World Vision në Shqipëri mbështet prindërit dhe kujdestarët në krijimin e një mjedisi familjar jo vetëm përkujdesës, por edhe mbështetës për fëmijën. Nëpërmjet një qasjeje ndërvepruese-

prindërit dhe kujdestarët ndihmohen për të kuptuar më mirë disiplinimin pozitiv dhe se si mund të reduktojnë përdorimin e praktikave të dëmshme në disiplinimin e fëmijëve. Përgjatë vitit 2021, nëpërmjet programit tonë të prindërimit, ne kemi punuar me mbi 600 prindër në Bashkitë: Tiranë, Kamëz, Durrës, Dibër, Lezhë, Kurbin, Shkodër, Librazhd, Korçë dhe Maliq. Si një nevojë e identifikuar më herët, por e përforcuar nga situatat e emergjencave të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe nga Covid-19, çështjet e shëndetit mendor dhe kujdesi për mirëqenien psiko-emocionale të fëmijëve dhe prindërve/kujdestarëve të tyre, u trajtuan me përparësi nga World Vision Albania gjatë vitit 2020-2021. Nëpërmjet ofrimit të shërbimit psikologjik të specializuar, mbi 620 fëmijë dhe të rritur (prindër dhe kujdestarë) morën ndihmë të specializuar psikologjike nëpërmjet linjës online ose takimeve të drejtpërdrejta.

Ne punojmë për fuqizimin e shërbimeve komunitare me në qender fëmijën

World Vision punon ngushtësisht me aktorët formal dhe joformal për të siguruar që fëmijët, sidomos ata që kanë nevojë për mbrojtje të marrin shërbimet e duhura e të dedikuara në përputhje me nevojat e identifikuara. Ne mbështetesim strukturat në nivel vendor, për…

ndërtimin dhe ofrimin e shërbimeve me bazë  komunitare të kujdesit shoqëror, me fokus fëmijët. Në partneritet me bashkitë Durrës, Dibër dhe Maliq, si edhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet skemës së Fondit Social, World Vision punon ngushtësisht me aktorët formal dhe-joformal për të siguruar që fëmijët, sidomos ata që kanë nevojë për mbrojtje të marrin shërbimet e duhura e të dedikuara në përputhje me nevojat e identifikuara. Ne mbështetesim strukturat në nivel vendor, për ndërtimin dhe ofrimin e shërbimeve me bazë komunitare të kujdesit shoqëror, me fokus fëmijët. Në partneritet me bashkitë Durrës, Dibër dhe Maliq, si edhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet skemës së Fondit Social,

Ne punojmë për familje të shëndetshme

World Vision përdor një qasje sistemike për të adresuar rrënjët e problemeve të dhunës kundër vajzave dhe djemve duke fuqizuar aktorët kryesorë dhe duke i nxituar ata që të punojnë së bashku për të krijuar një mjedis mbrojtës, i cili kujdeset dhe mbështet të gjithë fëmijët…

veçanërisht ata më në nevojë. Një qasje sistemike për mbrojtjen e fëmijëve është mjaft fleksibël dhe lejon zbatimin e një game të gjerë ndërhyrjesh në dobi të të gjithë fëmijëve, duke adresuar, promovuar dhe mbrojtur njëkohësisht interesat e fëmijëve të World Vision përdor një qasje sistemike për të adresuar rrënjët e problemeve të dhunës kundër vajzave dhe djemve duke-

fuqizuar aktorët kryesorë dhe duke i nxituar ata që të punojnë së bashku për të krijuar një mjedis mbrojtës, i cili kujdeset dhe mbështet të gjithë fëmijët, veçanërisht ata më në nevojë. Një qasje sistemike për mbrojtjen e fëmijëve është mjaft fleksibël dhe lejon zbatimin e një game të gjerë ndërhyrjesh në dobi të të gjithë fëmijëve, duke adresuar, promovuar dhe mbrojtur njëkohësisht interesat e fëmijëve.

"Duhet një botë e tërë për t't dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve" (ITAW)

Fushata "Duhet një botë e tërë për t'i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve" ITAW

Në mars të vitit 2017, World Vision International nisi një fushatë globale pesëvjeçare e cila synon të kontribuojë në dhënien fund të dhunës ndaj fëmijëve. Fushata “duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve” i përgjigjet një çështjeje e cila prek mbi një miliard fëmijë çdo vit në çdo vend të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Fushata “duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndajë fëmijëve” mbështet ndër të tjera arritjen e objektivit për zhvillimin e qëndrueshëm 16.2 – dhënien fund të abuzimit, shfrytëzimit, trafikimit dhe të çdo forme të dhunës ndaj fëmijëve. Në Shqipëri, fushata adreson specifikisht dhunën fizike dhe psikologjike që ushtrohet ndaj fëmijëve.

Lajme

Organizata World Vision Albania është tejet e tronditur që rastet e dhunës ndaj fëmijëve, …

Nën moton “Nga ndërgjegjësimi në veprim: Bashkohuni në luftën kundër trafikimit”, u lançua sot …

Igli nga Tirana, kampioni i nismave rinore për eliminimin e dhunës ndaj fëmijëve, ishte …

“Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane”, (Building the European future at home: youth engagement in the process) u bashkëfinacua nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave (CFCU) dhe u zbatua World Vision si Lead partner në partneritet me organizatat Changing the Future (CTH) dhe Albanian Center for Competitiveness and International Trade (ACIT) ne harkun kohor prej 16 muajve.

Pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve është në qendër të programeve të World Vision …

“Say It Digital” është nisma më e re e të rinjve nga e gjithë …