Projekte në zbatim

Projekti: “Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane”

“Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane”, (Building the European future at home: youth engagement in the process) u bashkëfinacua nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave (CFCU) dhe u zbatua World Vision si Lead partner në partneritet me organizatat Changing the Future (CTH) dhe Albanian Center for Competitiveness and International Trade (ACIT) ne harkun kohor prej 16 muajve.

Objektivi kryesor i projektit: Të krontribuojë në rritjen e njohurisë dhe impaktit të aderimit në BE tek të rinjtë në Shqipëri, me synimin e rritjes së aktivizmit dhe përfshirjes së tyre në këtë proces.

Objektivi specifik i projektit: Të mbështes; të rinjtë në rritjen e njohurive në procesin e integrimit në BE

Projekti përfshiu rreth 900 të rinj dhe zonat e zbatimit janë: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kurbin, Tiranë, Vlorë, Durrës, Korçë, Elbasan, Librazhd dhe Bulqizë

Projekti u implementua në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi qeveria hapi negociatat e anëtarësimit me BE-në dhe për këtë nevojitej më shumë mirëkuptim dhe mbështetje kundrejt qytetarëve.

Projekti mbështeti të rinjtë për të rritur njohuritë e tyre në proceset e anëtarësimit në BE. Duke u fokusuar tek të rinjtë në 11 rajone rurale dhe urbane (Shkodër; Lezhë, Dibër, Bulqizë, Kurbin, Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Korçë, Vlorë) projekti bëri të mundur rritjen dhe përmirësimin e njohurive të qytetarëve mbi politikat, institucionet, programet, vlerat e anëtarësimit në BE, veprimet dhe përgjegjësitë. Nëpërmjet këtij projekti, tashmë, përgjegjësia qytetare është rritur, gjithashtu edhe mundësia e transferimit të kapaciteteve të marra nëpërmjet projektit u zhvillua edhe më shumë.  Projekti siguroi informacion të saktë duke parashtruar pritshmëritë realiste nga anëtarësimi në BE për të mbështetur të rinjtë mbështetjen pozitive për anëtarësim.



Artikuj

Në Kurbin, prej 3 muajsh ka nisur një rrugëtim transformues për komunitetet lokale, me …

Të rinjtë kanë nevojë të mbështeten për të zhvilluar aftësi të buta dhe të …

Me sloganin “Investo për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave”, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” …

Në Librazhd ka nisur puna për vënien në funksion të Qendrës Multifunksionale “Kia Green …

Pas zbatimit me sukses në zonën e Dibrës të projektit 1 vjeçar “Përmirësimi i …