Thirrje për ekspertë/grupe ekspertësh ose agjenci për trajnime për mbrojtjen e biodiversitetit

Organizata World Vision Albania ka hapur thirrjen për ekspertë/grupe ekspertësh ose agjenci sipas kërkesave të mëposhtme: 

Partner/Agjenci për Organizimin e trajnimeve për “Rritjen e kapaciteteve të stafit të World Vision Albania dhe partnerëve zbatues të projektit “Zhvillimi i Përgjigjes Komunitare për Mbrojtjen e Biodiversitetit në Parkun Natyror Korab-Koritnik dhe Parkun Kombëtar të Shebenikut”, i cili mbështetet nga Prespa Ohrid Nature Trust – PONT. Projekti ka në fokus mbrojtjen e qëndrueshme të biodiversitetit në Parkun Natyror Korab-Koritnik dhe Parkun Kombëtar të Shebenikut”

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë kërkesën e interesit në adresën agim_dedja@wvi.org deri më datën 29 Janar 2024

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm. 

Ju falenderojmë për vëmendjen dhe interesin tuaj!