RTSH – World Vision dhe Bid Korça, në ndihmë të femijëve në nevojë
World Vision në bashkëpunim me BID Korçë kanë iniciuar nismën patinojmë për fëmijët e “Tungjatjeta…Jetë”. Dy herë në muaj, të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve në nevojë që janë pjesë e programit të World Vision. https://www.youtube.com/watch?v=3k05L2GAdMk
Top Channel – Vrau bashkëshorten dhe kunatën, çifti Musta kishin dy fëmijë
![cifti](https://worldvision.al/wp-content/uploads/2019/01/cifti_0.jpg)
34-vjeçari, i cili jetonte si emigrant në Greqi dhe kishte ardhur për festat e fundvitit, qëlloi me thikë bashkëshorten dhe më pas motrën e saj, duke i lënë të pajeta. Policia arrestoi menjëherë autorin, i cili dyshohet si ishte në gjendje të dehur dhe se kishte kryer aktin pas një grindjeje për motive banale me […]
Top Channel – Bora zbardh një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, ngrica në verilindje e juglindje
Reshjet e dëborës kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të vendit, duke nisur nga veriu, verilindja, juglindja e deri në jug të Shqipërisë. Nga Bulqiza raportohet për reshje të dendura bore dhe ngrica nëpër rrugë. Në Qarkun e Elbasanit raportohet për probleme në qarkullim në zonat malore të Librazhdit e Prrënjasit, ku kalimi kryhet me […]
Klan Tv – “Vit i Ri pa kumar e pa kapsolla”
Mesa duket vendimi i qeverise për të kaluar një Vit të Ri pa kapsolla, apo fishekzjarre ka shmangur një sërë incidentesh. Ky vit gjeti me dyer të mbyllura të gjitha pikat e basteve sportive dhe kazinove. https://tvklan.al/vit-i-ri-pa-kumar-e-pa-kapsolla/
Gazeta Shqiptare – Nisma emocionuese e dy prindërve, inkubator dhuratë maternitetit Koço Gliozheni
![cover-5](https://worldvision.al/wp-content/uploads/2019/01/cover-5.jpg)
Mungesa e inkubatorëve në maternitete, së bashku me faktorë të tjerë u ul shanset e mbijetesës të porsalindurve në Shqipëri, vend që ka shifrat më të larta të vdekshmërisë foshnjore në rajon. Nisur nga eksperienca e tyre dhe nga dëshira që të tjerët të mos përjetojnë atë që ata kanë përjetuar, dy prindër të rinj […]
Monitor – Gratë në Shqipëri kujdesen më shumë për fëmijët, rekord në Europë
![perkujdesja](https://worldvision.al/wp-content/uploads/2019/01/perkujdesja.png)
Gratë shqiptare mendojnë se kujdesen për fëmijën më shumë se bashkëshortët. Pyetjes “A kujdeseni për fëmijët më shumë, më pak apo as sa partneri juaj?” në Anketën e Cilësisë së Jetës nga Komisioni Europian, 84% e grave të pyetura janë përgjigjur se kujdesen më shumë dhe vetëm 15% janë përgjigjur se kujdesen po aq sa […]
DW Shqip – A do të jetë viti 2019, vit i arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi?
![ks sr](https://worldvision.al/wp-content/uploads/2019/01/ks-sr.jpg)
Në Kosovë ka optimizëm që gjatë vitit 2019 mund të arrihet një marrëveshje paqeje me Serbinë. Taksa ndaj prodhimeve serbe nuk do të hiqet. Viti 2019 do të jetë vit i hapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri, por edhe vit i arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë fjali të publikuar në rrjetin e tij […]