Top Channel – Bora zbardh një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, ngrica në verilindje e juglindje

Reshjet e dëborës kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të vendit, duke nisur nga veriu, verilindja, juglindja e deri në jug të Shqipërisë. Nga Bulqiza raportohet për reshje të dendura bore dhe ngrica nëpër rrugë. Në Qarkun e Elbasanit raportohet për probleme në qarkullim në zonat malore të Librazhdit e Prrënjasit, ku kalimi kryhet me zinxhirë, si në Rrajcë, Stëblevë dhe Sopot, ndërsa Qafë Thana është e kalueshme pa zinxhirë. Ndërkohë, probleme nga moti i keq ka pasur edhe në Korçë.

http://top-channel.tv/2019/01/03/vijne-debora-dhe-ngricat-temperaturat-pritet-te-zbresin-naten/