Gazeta shqiptare – Sa e vështirë të jesh ndryshe…
Rudina dhe Manueli janë që të dy nga Librazhdi. Ajo që i lidh më tepër historitë e tyre është fakti se këta fëmijë kanë nevojë për trajtime të specializuara mjekësore të cilat kanë arritur t’i përfitojnë falë programit social “Tungjatjeta” të World Vision, që i dedikohet fëmijëve me aftësi të kufizuara në zonën e Librazhdit. http://www.gsh.al/2018/05/09/sa-e-veshtire-te-jesh-ndryshe/
RTSH Korca – Ndërtohet terren sportiv tek shkolla e Zvezdës
Ambientet e shkollës 9-vjecare të shkollës Zvezdë në Bashkinë e Maliqit i janë nështruar rikonstruksionit. Prej disa kohësh ka nisur puna për shndërrimin e një hapësire në një terren sportiv që do t’i shërbejë nxënësve për zhvillimin e orëve të edukimit fizik. Ndërtimi i ketij terreni është mundësuar nga Bashkia e Maliqit dhe World Vision. […]
Top Channel – Fiks Fare: Fshirja e skadencës te qumështi pluhur që përdoret te fëmijët e vegjel
Investivigimi i Fiks Fare ka nxjerrë sesi qumeshti që tregtohet për fëmijët e vegjël në disa raste edhe për të sapolindurit, i fshihet data e skadencës dhe më pas shitet në minimarkete dhe supermarkete. http://top-channel.tv/video/fiks-fare-8-maj-2018-pjesa-2/
Gazeta Shqip – Takim me Ramën, Danielsson: Reforma në drejtësi çelësi për në BE
Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë së BE-së dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai ka uruar Gëzuar Ditën e Europës nga kryeqyteti shqiptar, ku ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit një takim me kryeministrin Edi Rama. http://gazeta-shqip.com/lajme/2018/05/09/takim-me-ramen-danielsson-reforma-ne-drejtesi-celesi-per-ne-be/
VOA – Shqipëri, klinikë ligjore për viktimat e dhunës në familje
Në Shqipëri, sapo është hapur Klinika e parë Ligjore për të mbrojtur dhe këshilluar falas viktimat e dhunës në familje. Klinika u hap në Vlorë, ku rastet e dhunës dhe denoncimet po shtohen çdo vit e më shumë, krahas rritjes së ndjeshmërisë dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve. Bashkimi Europian po financon një seri projektesh të tilla, […]
Top Channel – Dita e Europës, kremtohet përvjetori i deklaratës së Schumanit
“9 Maji” sjell përvjetorin e deklaratës së Schumanit, si kremtim i paqes dhe unitetit në Europë. Çdo vit, me mijëra vetë marrin pjesë në vizita, debate, koncerte dhe shfaqje të tjera të organizuara për shënimin e kësaj dite, e për të rritur ndërgjegjësimin mbi bllokun europian. http://top-channel.tv/2018/05/09/dita-e-europes-kremtohet-pervjetori-i-deklarates-se-schumanit/
Klan Kosova – Haradinaj: Ndalimi i Kombëtares së Kosovës nga Serbia, i papranueshëm
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka dënuar ndalimin që Serbia i ka bërë Kombëtares së Kosovës në karate për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Novi Sad. “Autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm”. http://klankosova.tv/haradinaj-ndalimi-i-kombetares-se-kosoves-nga-serbia-i-papranueshem/