Programi i Fuqizimit Ekonomik synon të mbështesë familjet në rritjen e të ardhurave dhe reziliencës, duke patur në fokus barazinë gjinore, përfshirjen sociale dhe edukimin financiar të cilat çojnë në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve.
Puna e World Vision në Shqipëri në programin e fuqizimit ekonomik konsiston në përmirësimin e vetë-efikasitetit dhe kohezionit social; aksesit në të mësuar; njohurive dhe kapaciteteve të fermerëve dhe familjeve të tyre (gratë, burrat dhe rinia) për të mundësuar një jetesë të qëndrueshme në bujqësi duke promovuar menaxhimin e burimeve natyrore dhe përdorimin e praktikave moderne në bujqësi. Duke i pajisur familjet me mjetet dhe njohuritë e nevojshme, ne përpiqemi të fuqizojmë komunitetet, për të ndërtuar një të ardhme shpresëdhënëse.