Një model frymëzues në Librazhd: 96 fëmijë drejt një jetese më të pavarur

Në Bashkinë Librazhd, World Vision Albania ka ngritur një model të suksesshëm dhe gjithëpërfshirës shërbimesh për fëmijët dhe adoleshentët me aftësi të kufizuara, i cili po kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe në fuqizimin e tyre drejt pavarësisë.

Ky model është zhvilluar nga World Vision Albania, me mbështetjen e Kia dhe World Vision Korea, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Librazhd.

Qendra Multifunksionale Kia Green Light – një hapësirë zhvillimi dhe shprese

Në Qendrën Multifunksionale Kia Green Light, një qendër moderne e rikonstrutuar me mbështetjen e projektit, fëmijët dhe adoleshentët përfitojnë shërbime të specializuara në:

  • fizioterapi
  • logopedi
  • terapi zhvillimi

Në total, 96 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara janë mbështetur përmes këtyre shërbimeve, duke përmirësuar aftësitë e tyre motorike, komunikimin dhe zhvillimin social.

Mbështetje për prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Programi ka përfshirë edhe fuqizimin e familjeve:

  • 194 prindër dhe kujdestarë janë këshilluar mbi progresin e fëmijëve dhe planet individuale të zhvillimit
  • 66 prindër të rinj kanë rritur njohuritë mbi zhvillimin e fëmijëve dhe identifikimin e hershëm të aftësive të kufizuara

Trajnimi i profesionistëve në shërbimet sociale dhe shëndetësore

Për të forcuar cilësinë e shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara, janë trajnuar:

  • 56 psikologë, punonjës socialë, mësues dhe mësues ndihmës
  • 66 profesionistë të shëndetit

Trajnimet janë fokusuar në punën me fëmijët me aftësi të kufizuara, teknikat e ndërhyrjes dhe identifikimin e hershëm të tyre, si dhe çështjet e shëndetit mendor.

Shëndeti mendor dhe zhvillimi psiko-social i të rinjve

  • 5 të rinj kanë përfituar seanca të shëndetit mendor
  • 1,500 të rinj kanë marrë pjesë në aktivitete psiko-sociale në Qendrën Kia Green Light, duke zhvilluar aftësi për menaxhimin e stresit, emocioneve dhe rritjen e vetëvlerësimit

Ndërgjegjësimi i komunitetit për përfshirjen social

  • 1,750 anëtarë të komunitetit janë angazhuar në aktivitete ndërgjegjësuese mbi:
    • të drejtat e fëmijëve
    • përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara
    • higjienën
    • shëndetin mendor dhe identifikimin e hershëm të aftësive të kufizuara

Fuqizimi ekonomik i familjeve në zonat rural

Programi ka mbështetur edhe zhvillimin ekonomik lokal, duke ndihmuar prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara të gjenerojnë më shumë të ardhura për familjen.

  • 87 fermerë janë mbështetur me fidanë arre dhe lajthie për fuqizim ekonomik
  • 51 fermerë kanë marrë njohuri mbi zinxhirin e vlerës dhe zhvillimin ekonomik lokal
  • 226 fermerë janë mbështetur me transport të produkteve dhe lidhje me tregun

Një model i qëndrueshëm për përfshirje sociale në Shqipëri

Ky model i integruar në Librazhd tregon se kombinimi i shërbimeve sociale, shëndetësore, edukative dhe ekonomike krijon ndikim të qëndrueshëm për fëmijët, familjet dhe komunitetin.

Programi i dizenjuar dhe zbatuar nga World Vision Albanai synon të shërbejë si një model i mirë praktike për përfshirje sociale dhe mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Shikoni videon për të njohur historitë reale të fëmijëve, familjeve dhe profesionistëve që po ndërtojnë çdo ditë një komunitet më gjithëpërfshirës dhe më të fortë në Librazhd.