Të rinj të fuqizuar, të përgatitur për tregun e punës dhe gati për BE-në. Ndiqni historitë e tyre

“Njohuritë që mora i vendosa direkt në praktikë duke bërë shitje online”.

Pajisja me aftësi digjitale dhe të teknologjisë së informacionit në përputhje me kërkesat e tregut të punës, e ka ndihmuar Kejsianën ta gjeje veten shumë shpejt në tregun e punës.

17 vjeçarja, së bashku me qindra të rinj nga Durrësi, Shijaku dhe Kruja kanë zhvilluar aftësi digjitale e profesionale, si dhe kanë fituar njohuri mbi procesin e integrimit në BE dhe mundësitë që ofrohen për ta.

Përmes partneritetit mes World Vision Albania dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë, të rinjtë janë mbështetur për të zhvilluar kompetencat e tyre dhe për t’u përgatitur më mirë për tregun e punës.

Konkretisht, përmes projektit “Kodi RINIA – Këshillim, Orientim Karriere, Aftësim në Digjitalizim dhe TIK”:

101 të rinj janë pajisur me aftësi digjitale dhe të teknologjisë së informacionit në përputhje me kërkesat e tregut të punës, duke rritur mundësitë për punësim dhe zhvillim profesional

199 të rinj kanë fituar njohuri mbi procesin e integrimit në BE dhe programet mbështetëse që ofrohen për ta.

30 të rinj janë bërë pjesë e një rrjeti rinor për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe zhvillim personal

Në këtë video, vetë të rinjtë ndajnë përvojën e tyre dhe tregojnë se si pjesëmarrja në projekt ka ndikuar në aftësitë, perspektivat dhe planet e tyre për të ardhmen.

Projekti “Kodi RINIA” u financua nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe u zbatua nga World Vision Albania.