“Në dy vite e kam dyfishuar sipërfaqen e serës dhe aty mbjell perime tre herë në vit. Këto sera janë burimi kryesor i të ardhurave në familjen time.”- thotë Edlira nga Cërriku.
Për Ivanën, netët janë shumë të shkurtra. Drita e parë e mëngjesit e gjen atë në punë. Herë duke ushqyer bagëtitë, e herë duke punuar tokën. Zgjohet pa aguar, ndërsa mesnatën e pret shpesh ende në këmbë, duke mbyllur punët e shtëpisë.
Këto janë punë të përditshme për fermeren nga Maliqi që i sjellin gëzim dhe të ardhura të bollshme për familjen.
Anxhelon të gjithë e thërrasin Engjëll. 12-vjeçari dibran shkon në klasën e tretë. Mësuesit e tij thonë se ai është fëmija i vetëm rom që ndjek shkollën në zonën ku jeton.
Çiftin e bashkëshortëve Lindita dhe Miltoz e gjeni çdo ditë në tregun e Kurbinit, duke shitur fruta – perime të stinës, ndërsa në sezone të caktuara në stendën e tyre tregtojnë edhe lule të freskëta. Me një mirësjellje të rrallë dhe gjithmonë të buzëqeshur, ata presin çdo ditë klientët e tyre në treg. Por jeta e Linditës dhe Miltozit nuk ka qënë gjithnjë aq e lehtë.