Thirrje e Hapur për Shprehje Interesi – Ofrimi i Kartave Dhuratë (Gift Cards / Vouchers)

World Vision Albania fton kompanitë dhe subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për t’u përfshirë në një proces bashkëpunimi për ofrimin e Kartave Dhuratë (Gift Cards / Vouchers), me vlera nominale të përcaktuara, për t’u përdorur në kuadër të programeve dhe aktiviteteve të organizatës.

Kartat Dhuratë / Voucher duhet të mundësojnë blerjen e produkteve në një ose më shumë rrjete dyqanesh që operojnë në kategoritë e mëposhtme:

  • Produkte ushqimore (Grocery Stores);
  • Pajisje elektroshtëpiake (Home Appliances);
  • Veshje (Clothing).

Subjektet e interesuara duhet të paraqesin informacion mbi kompaninë, rrjetin e dyqaneve të disponueshme, kushtet e përdorimit të kartave/voucherëve, afatin e vlefshmërisë së tyre, si dhe çdo informacion tjetër që konsiderohet i rëndësishëm për këtë shërbim.

Dokumentacioni për shprehjen e interesit​

Subjektet e interesuara duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Email për shprehjen e interesit, me subjekt: “Shprehje Interesi – Karta Dhurate ”.
  • Certifikatën e Regjistrimit të Biznesit (NIPT).

Afati dhe mënyra e aplikimit​

Shprehjet e interesit duhet të dërgohen brenda datës 9 nëntor 2026.
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e emailit:Procurement_Albania@wvi.org

Të gjitha subjetet që do të shprehin interes brenda afatit të përcaktuar do të ftohen të marrin pjesë në fazën e mëtejshme të procesit, gjatë së cilës do të paraqesin dokumentacionin e kërkuar dhe ofertën e tyre financiare përmes platformës COUPA.