Thirrje për Shprehje Interesi: Furnizim me pajisje për përpunimin e vajit të ullirit

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, World Vision Albania, në kuadër të projektit “Nxitja e Punësimit të Denjë për të Rinjtë dhe Personat e Papunë në Zonën Ndërkufitare të Malit të Zi dhe Shqipërisë”, po mbështet prodhuesit lokalë në zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike, përmes sigurimit të pajisjeve të nevojshme për përpunimin e vajit të ullirit.

Në këtë kuadër, ftohen bizneset që operojnë në fushën e tregtimit të pajisjeve për përpunimin e vajit të ullirit të shprehin interesin për pjesëmarrje në procesin e ardhshëm të tenderimit, duke paraqitur dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Email për shprehje interesi me subjekt: “Shprehje Interesi për Furnizimin me Pajisje për Përpunimin e Vajit të Ullirit”;
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit (NIPT).

Afati i aplikimit

Afati për paraqitjen e shprehjeve të interesit është 16 nëntor 2026.

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën elektronike: Procurement_Albania@wvi.org.

Bizneset që do të shprehin interes dhe do të konsiderohen të përshtatshme do të ftohen në një fazë të mëtejshme të procesit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar, si dhe ofertën e tyre financiare përmes platformës COUPA.

Ky proces do të zhvillohet në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës së ndershme, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit të të gjitha palëve të interesuara.

Projekti “Nxitja e Punësimit të Denjë për të Rinjtë dhe Personat e Papunë në Zonën Ndërkufitare të Malit të Zi dhe Shqipërisë” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania, Agjencia e Punësimit në Mal të Zi dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësisive në Shqipëri.

Rreth World Vision Albania

World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej 27 vitesh, puna jonë në Shqipëri është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë, vajzat, gratë, familjet dhe komunitetet, veçanarisht ata më në nevojë.

Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe aftësitë për jetën, si dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet janë fokusi i punës sonë.