Organizata World Vision Albania (WVA) fton agjencitë e udhëtimit, të licencuara dhe me përvojë në ofrimin e shërbimeve të udhëtimit dhe transportit, të shprehin interesin për të marrë pjesë në një proces vlerësimi, me qëllim lidhjen e një Marrëveshjeje Kuadër për një periudhë 2–3-vjeçare.
Në kuadër të programeve, projekteve dhe aktiviteteve të saj, World Vision Albania ka nevojë për ofrimin e shërbimeve të mëposhtme:
- Bileta avioni: Rezervimi dhe blerja e biletave për udhëtime ndërkombëtare.
- Rezervime hotelesh: Sigurimi i akomodimit brenda dhe jashtë Shqipërisë.
- Transport nga dhe drejt aeroporteve: Shërbime transporti (Airport Pickup/Drop-off) për stafin, partnerët dhe pjesëmarrësit në aktivitete.
- Asistencë për viza: Këshillim dhe asistencë gjatë procesit të aplikimit për viza.
Dokumentacioni për shprehjen e interesit
Agjencitë e interesuara duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Email për shprehjen e interesit, me subjekt: “Shprehje Interesi – Shërbime Udhëtimi”.
- Certifikatën e Regjistrimit të Biznesit (NIPT).
Afati dhe mënyra e aplikimit
Shprehjet e interesit duhet të dërgohen brenda datës 2 nëntor 2026
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e emailit: Procurement_Albania@wvi.org
Të gjitha agjencitë që do të shprehin interes brenda afatit të përcaktuar do të ftohen të marrin pjesë në fazën e mëtejshme të procesit, gjatë së cilës do të paraqesin dokumentacionin e kërkuar dhe ofertën e tyre financiare përmes platformës COUPA.
World Vision Albania mirëpret shprehjen e interesit nga agjencitë e udhëtimit që përmbushin kërkesat e kësaj thirrjeje dhe janë të interesuara për një bashkëpunim afatgjatë.
Rreth World Vision Albania
World Vision Albania është pjesë e World Vision International, një organizatë humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie.
World Vision nisi punën në Shqipëri në vitin 1999, në përgjigje të krizës së refugjatëve nga Kosova. Prej 27 vitesh, World Vision punon në Shqipëri për të mbështetur fëmijët, të rinjtë, vajzat, gratë dhe familjet më në nevojë, duke u përqendruar në zhvillimin afatgjatë dhe fuqizimin e komuniteteve.
Fushat kryesore të punës sonë përfshijnë mbrojtjen e fëmijëve dhe përfshirjen sociale, aktivizmin rinor dhe zhvillimin e aftësive për jetën, si dhe krijimin e mundësive për zhvillimin ekonomik të familjeve në nevojë.
Përmes programeve, projekteve dhe partneriteteve me institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetet, synojmë të kontribuojmë në ndryshime të qëndrueshme dhe në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve në Shqipëri.