Top Channel – Investigimi i “Fiks Fare”, heroina shitet afër shkollave
Bashkëpunëtori dhe grupi i Fiks Fare shkuan në disa pika në Tiranë dhe në Korçë, duke kërkuar heroinë në mes të ditës. Rezultatet ishin befasuese; heroina shitej lirshëm. Në dy nga tre raste që dokumentoi Fiks Fare në Tiranë, heroina shitej afër shkollave 9-vjeçare. http://top-channel.tv/2019/01/28/investigimi-i-fiks-fare-heroina-shitet-afer-shkollave/
ABC News – Helmohen rreth 40 punonjëse të një fasonerie në Fllakë
Afro 40 gra të një fasonerie në Fllakë të Durrësit kanë shfaqur simptoma helmimi dhe janë dërguar në urgjencën e qytetit ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas mjekëve grate e paraqitur në urgjencë kanë shfaqur probleme të ndryshme shëndetësore. Ata janë trajtuar me medikamentet e duhura, ku një pjesë e tyre janë larguar për në […]
Monitor – Anketa: gjysma e grave dhe 39% e burrave në moshën 15-49 vjeç të papunë më 2018
Një anketë e INSTAT e ndryshme nga Sondazhet e Forcave të Punës (AFP) ka gjetur një papunësi të lartë ndër shqiptarët gjatë 2018. Sondazhi i cili u zhvillua në kuadër të një projekti për gjendjen shëndetësore të popullatës gjeti se 54 % e grave dhe 39% e burrave në moshën 15-49 vjeç ishin të papunë […]
Top Channe l- Wake Up/ Pedagogët në grevë pas 1 shkurtit kundër Ligjit të Arsimit të Lartë
Sipas pedagugut Mark Marku edhe VKM-të e reja që dolën pas protestave nuk e kanë ndryshuar gjendjen e degraduar në të cilën ndodhen universitetet publike e nga ana tjetër ato veçse cënojnë autonominë. Ai shprehet se nëse qeveria nuk i jep zgjidhje kësaj situate dhe rrëzon Ligjin e Arsimit të Lartë, të gjithë profesorët e […]
Balkan Insight – Raporti i ri i Transparency vlerëson dobët vendet e Ballkanit
Raporti i fundit vjetor i Transparency International mbi nivelin e perceptuar të korrupsionit në botë i ka vlerësuar me pikë të ulëta vendet e Ballkanit. Shqipëria ka rezultatin më të keq të shteteve të Ballkanit, e pasuar nga Kosova dhe Maqedonia. http://www.balkaninsight.com/en/article/balkan-countries-perceived-as-corrupted-report-01-28-2019
DW Shqip – Kosovë: Kryeministri Haradinaj kërkon konferencë ndërkombëtare për marrëveshje finale me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndonëse partnerë koalicioni në qeverisje nuk janë më në unanimitet lidhur me taksën doganore për prodhimet serbe. Pas presionit ndërkombëtar veçanërisht të SHBA-së, në Kosovë ka qendrime të ndryshme rreth taksës ndaj produkteve serbe. Kryeministri kërkon konferencë ndërkombëtare për marrëveshje me Serbinë, […]