Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndonëse partnerë koalicioni në qeverisje nuk janë më në unanimitet lidhur me taksën doganore për prodhimet serbe. Pas presionit ndërkombëtar veçanërisht të SHBA-së, në Kosovë ka qendrime të ndryshme rreth taksës ndaj produkteve serbe. Kryeministri kërkon konferencë ndërkombëtare për marrëveshje me Serbinë, ndryshe taksa nuk hiqet.