ABC News – Helmohen rreth 40 punonjëse të një fasonerie në Fllakë

Afro 40 gra të një fasonerie në Fllakë të Durrësit kanë shfaqur simptoma helmimi dhe janë dërguar në urgjencën e qytetit ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas mjekëve grate e paraqitur në urgjencë kanë shfaqur probleme të ndryshme shëndetësore. Ata janë trajtuar me medikamentet e duhura, ku një pjesë e tyre janë larguar për në banesë, ndërsa 14 të tjera po marin mjekimin e duhur. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se punonjëset u helmuan nga gazi që rridhte nga një tubacion i dëmtuar.Ky është rasti i tretë i helmimit të punonjësve të fasonerive në Durrës.

http://abcnews.al/helmohen-rreth-40-punonjese-te-nje-fasonerie-ne-fllake/