Klan Tv – Stop, Kamera e fshehtë: Seks dhe para për kujdestarinë e fëmijës në gjykatë!
Gazetarët e “Stop” kanë marrë rrëfimin e një nëne, e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj. Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe një psikologe, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është […]
Balkanweb – Vrasja në Ballsh, kryebashkiaku: Fëmijët i çuam në fshatin SOS
Kanë kaluar disa ditë pas krimit makarbër ku një 34-vjeçar vrau me thikë gruan dhe motrën e saj 18-vjeçare në qytetin e Ballshit. Kryetari i bashkisë ka deklaruar se u përgatit dokumentacioni dhe fëmijët e ciftit ishin shoqëruar nga psikolog dhe punonjës social. Sipas tij, në fshatin SOS kanë kushte më të mira dhe një […]
Shqiptarja.com – Në spitalin e Lezhës mungojnë mjekët, urgjencat mbulohen me mjekë part time që kanë dalë në pension
Mungesa e mjekëve është kthyer në shqetësim edhe në qytetin e Lezhës. Vështirësitë në këtë spital rajonal, po has më shumë materniteti dhe shërbimi parësor. Kjo ka bërë që mjekët aktualë të kenë mbingarkesë në punë. Urgjencat mbulohen me mjekë part time që kanë dalë në pension ose ka shtim oraresh për mjekët që janë […]
Balkanweb – Bora vështirëson qarkullimin, pezullohet mësimi në disa qytete
Dëbora e rënë mbrëmjen e kaluar në pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë edhe zonat e ulëta ka shkaktuar vështirësi në qarkullim. Dëbora ka mbuluar Gjirokastrën, Korçën, Elbasanin, Dibren, Shkodren si dhe qytete të tjera të vendit. Sot si pasojë e reshjeve të borës është pezulluar mësimi në disa shkolla. https://balkanweb.com/bora-mbulon-korcen-e-gjirokastren-veshtiresi-ne-qarkullim/
Top Channel – Shfaqet sëmundja e fruthit, 3 raste në Berat. Mjekët: Vaksinoni fëmijët
Në Berat është shfaqur sëmundja e fruthit. Disa pacientë janë paraqitur me simptomat e tij në Spitalin Rajonal. Mjekja infeksioniste shpjegon se po priten analizat përfundimtare për disa pacientë të tjerë. Situata sipas saj nuk është alarmante, por u bën thirrje nënave që të vaksinojnë fëmijët. http://top-channel.tv/2019/01/08/shfaqet-semundja-e-fruthit-3-raste-ne-berat-mjeket-vaksinoni-femijet/
VOA – Thaçi shpalli vitin 2019 Vit të NATO-s në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shpalli të martën vitin 2019 – Vit të NATO-s në Kosovë. Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se “në këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim ky që kishte ndodhur pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën […]
Scan Tv – “Ngec” Demokracia në Shqipëri.The Economist: Asnjë përmirësim në 2018, demokraci hibride
Niveli i demokracisë në Shqipëri ka mbetur në vend, ndërkohë që vijon të klasifikohet si një shtet me një demokraci hibride. Këto janë përfundimet e raportit më të fundit të indeksit të demokracisë në botë. Elementët kryesorë që merren në vlerësim janë: liritë civile, kultura politike, pjesëmarrja politike, funksionimi i qeverisë si dhe sistemi elektoral. […]