Në Berat është shfaqur sëmundja e fruthit. Disa pacientë janë paraqitur me simptomat e tij në Spitalin Rajonal. Mjekja infeksioniste shpjegon se po priten analizat përfundimtare për disa pacientë të tjerë. Situata sipas saj nuk është alarmante, por u bën thirrje nënave që të vaksinojnë fëmijët.