Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shpalli të martën vitin 2019 – Vit të NATO-s në Kosovë. Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se “në këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim ky që kishte ndodhur pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën.