Gazetarët e “Stop” kanë marrë rrëfimin e një nëne, e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj. Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe një psikologe, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.
https://tvklan.al/shtrengoje-ketu-fort-ndieje-fort-aty-gjyqtari-kerkon-ryshfet-dhe-jo-vetem-video/