Drejtësi miqësore për të gjithë fëmijët!

DSC_1008

“Edhe pse është në shkollë, ai pjesën më të madhe të kohës e kalon jashtë saj. Djem të rritur që e dërgojnë të blejë paketa cigare dhe kur ai fiton ndonjë lekë duke lypur ia marrin… Fëmija për të cilin po ju tregoj historinë është 11-vjeç dhe unë e mbaj mend kështu gjithë kohës. Edhe […]

Shqiptarja.com – Ambasadorja e BE në Tiranë: Edukojini të miturit, katastrofë dhe dështim i ‘Drejtësisë’ përfshirja e tyre në krime

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, iu ka bërë thirrje institucioneve shqiptare që të edukojnë fëmijët e mitur, në mënyrë që ata të mos përfshihen në ngjarje kriminale, por të largohen gjithnjë e më shumë prej tyre. Në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë ‘Drejtësia për të miturit’, kryediplomatja evropiane tha se drejtësia […]

DW Shqip – Politikat për të rinjtë duhen bërë bashkë me të rinjtë

te rinjte

“Në kuadër të samitit që po mbahet në Londër, Dmitrije Janićijevićin nga bordi i Zyrës për bashkëpunimin e të rinjve RYCO, foli lidhur me idetë e të rinjve për të ardhmen në Ballkan. Sipas tij në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të mungojnë politika të caktuara. Mungojnë politikat e arsimit, politikat e punësimit dhe ato që ekzistojnë […]

Scan TV – Lehtësi fiskale për bizneset, Ahmetaj: Përfitojnë 91 për qind e sipërmarrjeve dhe agroturizmi

Rreth 91% e sipërmarrjes në vend është lehtësuar nga barra fiskale. Kështu është shprehur Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Parlament, ku theksoi se vetëm me paketën e fundit fiskale, qeveria ka ulur ndjeshëm taksat dhe i ka dhënë prioritet zhvillimit të agroturizmit. http://www.scan-tv.com/lehtesi-fiskale-per-bizneset-ahmetaj-perfitojne-91-per-qind-e-sipermarrjeve-dhe-agroturizmi/

ABC News – Samiti BE-Ballkan në Londër: Në fokus ekonomia, arsimi dhe siguria

“Zhvillimi ekonomik, arsimi dhe siguria kanë qenë shtyllat e ditës së parë të samitit të ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit, mbajtur në Londër. Polonia, që merr presidencën e radhës së Unionit, por edhe Gjermania kanë nënvizuar rëndësinë që ka për bllokun integrimi i vendeve të Ballkanit. Tre boshtet kryesore të takimit ishin: nxitja […]

Shqiptarja.com – Ndryshon ligji. Nga riedukimi te burgu, masat e reja për burrat e dhunshëm

Parlamenti do të ashpërsojë me ligj masat kundër personave që ushtrojnë dhunë në familje apo ndaj çdo personi tjetër, me të cilin dhunuesi është në lidhje afektive, ndërsa shton kategoritë që përfitojnë mbrojtje të menjëhershme. Me anë të ndryshimeve të rëndësishme, projektligji synon që të parandalojë dhe reduktojë rastet e dhunës, përmes rritjes së bashkëpunimit […]

Monitor – 43% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

Emigrimi-300x226

Gati gjysma e popullsisë shqiptare dëshiron që të largohet nga vendi, sipas një sondazhi që është kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në kuadër të Barometrit të Opinionit Publik në vendet e Ballkanit. Të anketuarve nga i gjithë Ballkani u është bërë pyetja: A do të merrnit në konsideratë që të largoheshit dhe punonit jashtë […]