Monitor – 43% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

Emigrimi-300x226

Gati gjysma e popullsisë shqiptare dëshiron që të largohet nga vendi, sipas një sondazhi që është kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në kuadër të Barometrit të Opinionit Publik në vendet e Ballkanit. Të anketuarve nga i gjithë Ballkani u është bërë pyetja: A do të merrnit në konsideratë që të largoheshit dhe punonit jashtë vendit? 43% e shqiptarëve janë përgjigjur po, 52% kanë thene jo dhe pjesa tjetër kanë refuzuar të përgjigjen. Dhe pjesa më e madhe e atyre që duan të ikin janë të kualifikuar.

http://www.monitor.al/43-e-shqiptareve-duan-te-largohen-nga-vendi/