Shqiptarja.com – Ambasadorja e BE në Tiranë: Edukojini të miturit, katastrofë dhe dështim i ‘Drejtësisë’ përfshirja e tyre në krime

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, iu ka bërë thirrje institucioneve shqiptare që të edukojnë fëmijët e mitur, në mënyrë që ata të mos përfshihen në ngjarje kriminale, por të largohen gjithnjë e më shumë prej tyre. Në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë ‘Drejtësia për të miturit’, kryediplomatja evropiane tha se drejtësia shqiptare do të dështojë dhe do të jetë një katastrofë, nëse të miturit do të përfshihen në krime dhe do të ndëshkohen. Sipas saj, kostoja e edukimit të të miturve është më e ulët se sa kostoja e përfshirjes së tyre në krime dhe e ndëshkimit të tyre.

http://shqiptarja.com/lajm/ambasadorja-e-be-ne-tirane-edukojini-te-miturit-katastrofe-dhe-deshtim-i-drejtesise-perfshirja-e-tyre-ne-krime