DW Shqip – Politikat për të rinjtë duhen bërë bashkë me të rinjtë

te rinjte

“Në kuadër të samitit që po mbahet në Londër, Dmitrije Janićijevićin nga bordi i Zyrës për bashkëpunimin e të rinjve RYCO, foli lidhur me idetë e të rinjve për të ardhmen në Ballkan. Sipas tij në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të mungojnë politika të caktuara. Mungojnë politikat e arsimit, politikat e punësimit dhe ato që ekzistojnë nuk janë të koordinuara. Por, ka edhe arsye të tjera socio-politike që lidhen me ngjarjet që ndodhin në Ballkanin Perëndimor, pengesat dhe vështirësitë. Të rinjtë e kanë më të lehtë të largohen nga vendi se sa të luftojnë për të fituar diçka. Ketu ka ende shumë pengesa për të rinjtë që të aktivizohen, të ndikojnë në marrjen e vendimeve politike që kanë të bëjnë me vetë të rinjtë”.

https://www.dw.com/sq/politikat-p%C3%ABr-t%C3%AB-rinjt%C3%AB-duhen-b%C3%ABr%C3%AB-bashk%C3%AB-me-t%C3%AB-rinjt%C3%AB/a-44593964