Shqiptarja.com – Ndryshon ligji. Nga riedukimi te burgu, masat e reja për burrat e dhunshëm

Parlamenti do të ashpërsojë me ligj masat kundër personave që ushtrojnë dhunë në familje apo ndaj çdo personi tjetër, me të cilin dhunuesi është në lidhje afektive, ndërsa shton kategoritë që përfitojnë mbrojtje të menjëhershme. Me anë të ndryshimeve të rëndësishme, projektligji synon që të parandalojë dhe reduktojë rastet e dhunës, përmes rritjes së bashkëpunimit të strukturave përgjegjëse, shpejtësisë dhe ashpërsimit të masave, të një roli më të fuqishëm të policisë e pushtetit vendor, ofrimit të avokatit falas, heqjes së të gjitha tarifave gjyqësore etj.

http://shqiptarja.com/lajm/ndryshon-ligji-nga-riedukimi-te-burgu-masat-e-reja-per-burrat-e-dhunshem