322 fëmijë dhe adoleshentë të shkollës “Azem Hajdari” në Shkodër tashmë kanë në dispozicion një terren të ri sportiv. Investimi i World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër do t’ju shërbejë jo vetëm nxënësve të shkollës, por edhe të rinjve të komunitetit për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive, duke promovuar në këtë mënyrë sportin dhe jetën e shëndetshme.
Për të 6-in vit, World Vision Albania organizon një aktivitet kombëtar që ka në fokus rininë. Duke sjellë një frymë inovative, ky festival është i konceptuar si një mundësi ku të rinjtë kërkojnë zgjidhje për çështjet që ata dhe komunitetet e tyre kanë. Në të njejtën kohë, ata zgjerojnë rrjetin e njohjeve, eksplorojnë mundësitë e reja që ofrohen për ta në treg si dhe argëtohen.
70 adoleshentë dhe të rinj nga 9 qytete të Shqipërisë janë bërë pjesë e “Youth Bootcamp” dhe po mësojnë parimet e përdorimit të digjitalizimit dhe teknologjisë për të sjellë ndryshimin e dëshiruar social.
Shumë nga të rinjtë e mendojnë seriozisht largimin nga Shqipëria, por ky nuk është rasti i Alfredit, të riut fermer që jeton në një nga fshatrat e Kurbinit. Ai na thotë me një bindje për ta patur zili se “në Shqipëri ka gjithçka që i duhet”.