#RISEHER shpall thirrjen për projekt propozime për organizatat e shoqërisë civile në Qarkun e Elbasanit

Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur”, World Vision Albania dhe Forumi i Gruas Elbasan shpallin thirrjen e hapur për projekt propozime për organizatat e shoqërisë civile që operojnë në Qarkun e Elbasanit.

Ftojmë organizatat e shoqërisë civile të aplikojnë për financimin e projekteve që do të mbështesin fuqizimin e vajzave dhe grave në Qarkun e Elbasanit.

Fondi për çdo grant: 8,000 – 20,000 euro.

Kohëzgjatja e zbatimit të projekteve: 8-12 muaj.

Afati për dorëzimin e aplikimeve: 28.04.2025

Zbatimi i projekteve: 7 Bashkitë e Qarkut të Elbasanit

SI TË APLIKONI?

Organizatat duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit në adresën e emailit: worldvisionalbania@wvi.org

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 28/04/2025, ora 17:00.

Në kuadër të thirrjes, një sesion informues online do të zhvillohet më 15.04.2025, nga ora 10:00 – 11:30. Ju mund të bëheni pjesë duke klikuar linkun: https://worldvision.zoom.us/j/98991349179v

Të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë në sesionet informuese, duhet të dërgojnë email në: worldvisionalbania@wvi.org, para datës 14.04.2025.

Për çdo pyetje, shkruani në adresën e emailit worldvisionalbania@wvi.org, si dhe në rrjetet tona sociale.

Të gjitha informacionet e nevojshme mbi thirrjen dhe detajet e aplikimit i gjeni në dokumentet bashkëngjitur.

Projekti “Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania dhe Forumi i Gruas Elbasan, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.