Pritja për ambasadorët e World Vision Albania

Luiza Gega, Alban Skenderaj, Arlinda Çausholli dhe Nik Xhelilaj -actor- janë emrat e mirënjohur të sportit, artit dhe publicistikës, njëkohësisht ambasadorë të World Vision Albania për të cilët fëmijët dhe adoleshentët organizuan sot një ceremoni mirënjohjeje dhe falenderimi. Prej vitesh, ata janë ambasadorë të çështjeve sociale, burim frymëzimi e shprese, por edhe zëra të fortë […]

Arta, vajza që frymëzon

Me zërin e saj të ëmbël dhe buzëqeshjen e çiltër, Arta krijoi një atmosferë elektrizuese dhe emocionuese teksa këndoi në pritjen për ambasadorët e WorldVisionAlbania, Luiza Gega, Alban Skënderaj, Arlinda Çausholli dhe Nik Xhelilaj.Rasti i vogëlushës nga Librazhdi është frymëzues. Në fillim ajo nuk ecte dot, por me ndihmën e fizioterapistëve të programit social “Tungjatjeta […]

Film me metrazh të shkurtër për barazinë gjinore nga të rinjtë e Tiranës

Një film me metrazh të shkurtër është realizuar mjeshtërisht nga të rinjtë e grupeve IMPACT në Tiranë. Barazia gjinore dhe shkollimi i çdo fëmije dhe adoleshenti, pavarësisht gjinisë, është tema e historisë që ata kanë trajtuar dhe interpretuar së bashku me anëtarë të tjerë të komunitetit. “Vajzat kanë nevojë për mbështetjen tonë! Edhe ti mund […]

1goal4IMPACT – Dibra/ Promovimi i sportit për përfshirje gjinore dhe sociale

Një shije të kampionateve të fushatës 1Goal4Impact do ta gjeni në këtë video të të rinjve dibranë që u përgatitën për të sjellë skuadrën përfaqësuese të qytetit të tyre në Festivalin e Rinisë 2022. Pamjet dhe intervistat na japin një panoramë të aktiviteteve sportive dhe promovimit të sportit për përfshirje gjinore dhe sociale.

Rrugëtim drejt ndryshimit, rimëkëmbjes dhe shpresës në Kurbin

Prej vitit 2006, World Vision Albania punon në zonën e Kurbinit për fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve më në nevojë. Në dokumentarin e mëposhtëm, disa prej përfituesve direkt të programeve; të rinj, prindër, fermerë e mësues, si dhe përfaqësues të institucioneve, tregojnë për ndikimin që ka patur ndërhyrja shumëplanëshe ndër vite. Mbrojtja […]

Projekti “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente”, mbështetje për 115 familje

Anjeza, Liza, Astriti, Gjystja, Kasandra, Maeda dhe Zefi nga Fushë Kruja, Thumana e Bubqi janë disa prej përfituesve të projektit “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente”. Ndiqni videon për të mësuar më shumë rreth historive të tyre, nevojave që ata kishin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë së […]