Projekti “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente”, mbështetje për 115 familje

Anjeza, Liza, Astriti, Gjystja, Kasandra, Maeda dhe Zefi nga Fushë Kruja, Thumana e Bubqi janë disa prej përfituesve të projektit “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente”.

Ndiqni videon për të mësuar më shumë rreth historive të tyre, nevojave që ata kishin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, si dhe ndryshimit të arritur përmes ndërhyrjes.

Projekti i zbatuar nga #WorldVisionAlbania ka mbështetur 115 familje në bashkinë Krujë për të hedhur bazat e një ekonomie më të qëndrueshme dhe për të përmbushur nevojat bazë familjare.

Ky ndërhyrje është marrë në kuadër të “Përgjigje e Mbrojtje Sociale ndaj Tërmeteve” (ESPR), një projekt i zbatuar nga UNDP Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Norvegjisë. Projekti mbështet Qeverinë Shqiptare dhe tre bashki të prekura nga tërmeti, në procesin e dizenjimit dhe përkthimit të politikave që synojnë në ndërmarrjen e veprimeve të duhura lokale për të siguruar që burrat, gratë, vajzat dhe djemtë që jetojnë në varfëri, ose situata të cënueshme, që ndërthuren me kushtet pas tërmetit, të kenë akses në shërbime sociale të integruara dhe cilësore.