Pritja për ambasadorët e World Vision Albania

Luiza Gega, Alban Skenderaj, Arlinda Çausholli dhe Nik Xhelilaj -actor- janë emrat e mirënjohur të sportit, artit dhe publicistikës, njëkohësisht ambasadorë të World Vision Albania për të cilët fëmijët dhe adoleshentët organizuan sot një ceremoni mirënjohjeje dhe falenderimi.

Prej vitesh, ata janë ambasadorë të çështjeve sociale, burim frymëzimi e shprese, por edhe zëra të fortë për të drejtat e brezit të ri, veçanërisht atyre më në nevojë. Edhe sot e rikonfirmuan këtë angazhim.

Gjatë pritjes, të rinjtë e grupeve IMPACT patën mundësi të bisedonin dhe të shkëmbenin eksperienca me secilin prej të pranishmëve.