Film me metrazh të shkurtër për barazinë gjinore nga të rinjtë e Tiranës

Një film me metrazh të shkurtër është realizuar mjeshtërisht nga të rinjtë e grupeve IMPACT në Tiranë. Barazia gjinore dhe shkollimi i çdo fëmije dhe adoleshenti, pavarësisht gjinisë, është tema e historisë që ata kanë trajtuar dhe interpretuar së bashku me anëtarë të tjerë të komunitetit.

“Vajzat kanë nevojë për mbështetjen tonë! Edhe ti mund të jesh një zë i fortë në mbrojtje të tyre! Të qenit femër apo mashkull nuk duhet të jetë faktor favorizues apo privues,” – është mesazhi i tyre në fund të kësaj videoje të realizuar në vijim të “Youth bootcamp”.

Angazhimi i të rinjve në teknologji, art dhe kulturë për t’i dhënë zë çështjeve sociale, mund të japë rezultate surprizuese.