A2 News – Të rinjtë denoncojnë bulizmin
Të ftuara në emisionin e mëngjesit “Dita jonë” kanë qenë dy nxënëset Debora Hasanaj dhe Xhesika Pasha, që shkruajnë në blogun “Reporteri” si dhe Diana Kanaj drejtuese e skuadres së Tiranës në World Vision. Vajzat kanë folur për problematikat që të rinjtë hasin në shkolla. Ato kanë komentuar gjithashtu edhe ngjarjet e fundit të ndodhura […]
Klan Tv – Kamëz, fëmija me probleme autizmi 2 orë në shkollë, ZA: s’kemi mësues ndihmës
Shefki Mema, banor i Paskuqanit, i është drejtuar emisionit “Stop”, për shkak të problemeve me djalin e tij 7 vjecar me çrregullime të spektrit autik. I vogli nisi shkollën “Azem Hajdari” e deri në muajin tetor, çdo gjë shkonte mirë. Por më pas i thanë, se djali do të qëndronte vetëm 2 orë në shkollë, […]
Top Channel – Rruga e pakalueshme, problem për fëmijët që shkojnë në shkollë dhe për fermerët
Banorët në Divjakë shprehen të revoltuar pë rrugën që është në gjendje shumë të keqe. Fëmijët duhet të ecin cdo ditë në këmbë për 35 minuta në baltë. Falë kërkesës së tyre u zgjidh problemi për transportin e fëmijëve në shkollë dhe nga ana tjetër u premtua edhe për investime për rrugën. http://top-channel.tv/video/fiks-fare-15-shkurt-2019-pjesa-1/
Top Channel – Basha: Vendosëm unanimisht djegien e mandateve
Deputetët e Partisë Demokratike, pavarësisht diskutimeve në parim, kanë rënë dakord unanimisht që të vijojnë me djegien e mandateve. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar ata kanë mandatuar kryetarin Lulzim Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar. http://top-channel.tv/2019/02/18/pd-deputetet-votojne-unanimisht-pro-djegies-se-mandateve/
Monitor – Indeksi, Shqipëria diskriminon gratë për trashëgiminë, e lartë dhe dhuna në familje
Sipas një studimi të fundit, mbi pabarazinë gjinore, diskriminimin dhe institucionet sociale, Shqipëria ka hendek të ulët sipas gjetjeve. Sipas specifikimeve për Shqipërinë vlerësohen ligjet që u japin mundësi të barabartë burrave dhe grave, por vihet re se ka diskriminim në trashëgimi, sidomos në zonat rurale. Martesat patriarkale, të cilat mbizotërojnë në zonat rurale dhe […]
Scan Tv – Emigracioni “gërryen” Shqipërinë. Popullsia u pakësua edhe në vitin 2018 me 0.3%
Popullsia e Shqipërisë u pakësua edhe gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e Instat treguan se popullsia ra me 0.3% dhe në 1 janar të këtij viti Shqipëria kishte 2.86 milionë banorë. Rënia e numrit popullsisë me rreth 8 mijë banorë është produkt i vazhdimit të emigracionit, të kombinuar me pakësimin e shtesës natyrore të […]
“Drejt idesë sime të biznesit”
8 muaj më parë, 18-vjeçari Flamur Fazliu nga komuna Ferizaj në Kosovë, ishte një i ri pa njohuri për tregun e punës dhe pa një ide të qartë për ardhmen e tij. Sot, ai jo vetëm që është mëse i qartë për të ardhmen e tij, por është dhe i motivuar që idetë e tij, […]