8 muaj më parë, 18-vjeçari Flamur Fazliu nga komuna Ferizaj në Kosovë, ishte një i ri pa njohuri për tregun e punës dhe pa një ide të qartë për ardhmen e tij. Sot, ai jo vetëm që është mëse i qartë për të ardhmen e tij, por është dhe i motivuar që idetë e tij, t’i shndërrojë në ide biznesi, në një sipërmarrje sociale, që jo vetëm do t’i japë atij mundësinë të sigurojë të ardhura për veten, por dhe që do të jetë një kontribut në komunitetin ku jeton.
“Nga një natyrë e mbyllur në raport me të tjerët dhe me shumë pak njohuri përsa i përket tregut të punës, sot ndihem i motivuar dhe i aftë për të krijuar dhe shprehur një ide biznesi”- tregon i riu aq sot ndjek studimet në vitin e parë në Fakultetin e Shkencave
Pjesë e grupeve “Change with SKYE” një projeket i implementuar nga World Vision ne Kosovë dhe financuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ në Kosovë), me interes të veçantë për Flamurin ka qenë trajtimet me tematikë Sipërmarrja sociale. Aty ai patin rastin që të mësojë se cfarë është një plan biznesi dhe si të fillojnë procesin e të shkruarit të tij, duke filluar së pari me identifikimin e qartë të produkt/shërbimit që biznesi i tyre do të shesë, pastaj të njihen me parimet e një ideje të fortë biznesi dhe idenë e biznesit social dhe kjo t`i ndihmojë të krijojnë një ide të realizueshme të biznesit social.
Për ta bërë sa më praktike dhe për të frymëzuar të rinjtë gjatë trajnimeve organizatorët kishin ftuar dy folëse motivuese për këtë tematikë, të cilat kanë ndarë bashkë me të rinjtë eksperiencën e tyre të sukseshme të biznesit.
(Sipëmarrësja e re Jehona Shala duke folur për të rinjtë e grupeve SKYE në Vushtrri)
Jehona Shala- sipërmarrëse e re dhe pronare e një biznesi, rrëfeu se ka filluar nga një ide e thjeshtë, duke e zhvilluar në një biznes që prodhon “petë për pite” dhe tani numëron rreth katër punëtorë. E kishte filluar si një ëndërr, por me një investim nga GIZ-i gjerman ëndrra e saj tani është bërë realitet.
(Trajneria Shenaj Shala duke folur me të rinjtë e grupe SKYE në Gjakovë)
Shenaj Shala – trajnere e mirënjohur për motivim dhe nxitje të të rinjve gjatë takimeve me ta orjentoi të rinjtë si të jenë qytetarë aktivë, lider të mirë dhe pajisen me aftësi i përgatitë për tregun e punës, si edhe me theks të veçantë theksoi të inkurajohen për sipërmarrje socio-ekonomike.
“Kur dëgjova fjalimin e folëses Shenaj e kuptova që unë kam një mision të rëndësishëm në SKYE, unë vlej dhe idetë e mia çmohen. Unë me të vërtetë mund ta bëj ndryshimin. Me anë të idesë sime synoj që jo vetëm të gjeneroj të ardhur për veten time, por edhe duke kontribuar në komunitetin ku jetoj.”.- shprehet Flamuri.
Anëtarët e klubeve SKYE të njohur me konceptin e Sipërmarrjes Sociale janë nxitur që të përzgjedhin idetë e tyre. Tri nga idetë më të mira do të përkarahen finaciarisht nga World Vision (financuar nga GIZ në Kosovë).