Sipas një studimi të fundit, mbi pabarazinë gjinore, diskriminimin dhe institucionet sociale, Shqipëria ka hendek të ulët sipas gjetjeve. Sipas specifikimeve për Shqipërinë vlerësohen ligjet që u japin mundësi të barabartë burrave dhe grave, por vihet re se ka diskriminim në trashëgimi, sidomos në zonat rurale. Martesat patriarkale, të cilat mbizotërojnë në zonat rurale dhe me të cilat një grua bashkohet me bashkëshortin e saj, shpesh i shtyn gratë të neglizhohen në trashëgiminë e familjes së tyre. E lartë është dhe dhuna në familje.