ABC News – Vrasja e dy motrave në Ballsh, familjarët kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve
Prindërit e autorit të vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës i janë drejtuar Gjykatës së Fierit dhe kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve. Prindërit e Gazmend Mustës thonë se plotësojnë të gjitha kriteret për të marrë kujdestarinë dhe se kanë besim tek drejtësia për t’ua rikthyer fëmijët. Disa ditë më parë të njëjtën kërkesë bëri edhe daja i […]
Vizion Plus – Babë e bir adoleshent lëviznin të armatosur, pranga dy mirditorëve
Dy persona, babë e bir, kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën në flagrancë teksa lëviznin të armatosur. Sipas policisë ata po lëviznin me armë zjarri në Reps. Të dy personat kishin me vete një amë zjarri automatik, fishek si dhe një një armë gjahu. https://www.vizionplus.tv/babe-e-bir-adoleshent-leviznin-te-armatosur-pranga-dy-mirditoreve/
Ora News – Filologjiku mbyll dyert, veç studentëve edhe pedagogët sot grevë njëditore
Pedagogët e Fakultetit të Histori- Filologjikut kanë bojkotuar sot auditoret duke qenë pjesë e një greve një ditore kundër ligjit të arsimit të lartë. Ata kërkojnë anulimin e këtij ligji si dhe rrëzimin e disa VKM-ve që cënojnë lirinë dhe autonominë e universiteteve publike. Vendimi për këtë grevë u mor në Asamblenë e këtij universiteti […]
Opinion.al – E kuronte për një sëmundje tjetër, por vajza i vuante nga autizmi
Programi “Dua të të bëj të lumtur” ka sjellë kësaj here historinë e Denadës dhe vajzës së saj Emilisë, e cila kishte çrregullime të spektrit autik. Kur vajza kishte filluar të rritej, Denada kishte vënë re se ajo nuk ndërvepronte si gjithë fëmijët e tjerë. Disa vite më vonë zbuloi se ilaçet që i kishin […]
Monitor – Raporti KLSH për arsimin e lartë: Tarifat e shkollimit nuk bazohen në kosto dhe kushtet social ekonomike te vendit
KLSH ka konstatuar se fondet buxhetore për arsimin janë të ulëta, ligji për arsimin i vitit 2015 është i mirë, por nuk zbatohet, modeli i pranimit në universitete nuk është i duhuri, ndërsa kurrikulat janë teorike dhe larg nevojave reale. KLSH ka sjellë në vëmendje dhe modelin gjerman të universiteteve, ndër më të mirët e […]
Top Channel – Kosovë, Haradinaj rrit pagat e mësuesve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj paraqiti ofertën e qeverisë për rritjen e pagave në sektorin e arsimit dhe i bëri thirrje mësuesve t’i japin fund grevës. Për mbi 20 mijë të punësuar në sektorin e arsimit, vlera e rritjes është rreth 20 milionë euro në vit. Ai u bëri thirrje të gjithë edukatorëve dhe mësimdhënësve […]