Ora News – Filologjiku mbyll dyert, veç studentëve edhe pedagogët sot grevë njëditore

Pedagogët e Fakultetit të Histori- Filologjikut kanë bojkotuar sot auditoret duke qenë pjesë e një greve një ditore kundër ligjit të arsimit të lartë. Ata kërkojnë anulimin e këtij ligji si dhe rrëzimin e disa VKM-ve që cënojnë lirinë dhe autonominë e universiteteve publike. Vendimi për këtë grevë u mor në Asamblenë e këtij universiteti të premten e kaluar ndërsa sot do të mblidhet sërish për të vendosur mbi vijueshmërinë e grevës.

http://www.oranews.tv/article/filologjiku-mbyll-dyert-vec-studenteve-edhe-pedagoget-sot-greve-njeditore