ABC News – Vrasja e dy motrave në Ballsh, familjarët kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve

Prindërit e autorit të vrasjes së bashkëshortes dhe kunatës i janë drejtuar Gjykatës së Fierit dhe kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve. Prindërit e Gazmend Mustës thonë se plotësojnë të gjitha kriteret për të marrë kujdestarinë dhe se kanë besim tek drejtësia për t’ua rikthyer fëmijët. Disa ditë më parë të njëjtën kërkesë bëri edhe daja i fëmijëve. Dy fëmijët e mitur përkatësisht 10 vjeç dhe 3 vjeç aktualisht ndodhen në fshatin SOS në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 2 Janar të këtij viti pas një sherri mes çiftit, ku mbetën të vrara Gentjana Çaushaj, 31 vjeçare, si dhe motra e saj Merisa, 18 vjeçe.

http://abcnews.al/vrasja-e-dy-motrave-ne-ballsh-familjaret-kerkojne-kujdestarine-e-femijeve/