Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj paraqiti ofertën e qeverisë për rritjen e pagave në sektorin e arsimit dhe i bëri thirrje mësuesve t’i japin fund grevës. Për mbi 20 mijë të punësuar në sektorin e arsimit, vlera e rritjes është rreth 20 milionë euro në vit. Ai u bëri thirrje të gjithë edukatorëve dhe mësimdhënësve që t’i kthehen procesit mësimor. Sistemi arsimor në Kosovë është në grevë të përgjithshme që prej 14 janarit.
http://top-channel.tv/2019/01/21/kosove-haradinaj-rrit-pagat-e-mesuesve/