KLSH ka konstatuar se fondet buxhetore për arsimin janë të ulëta, ligji për arsimin i vitit 2015 është i mirë, por nuk zbatohet, modeli i pranimit në universitete nuk është i duhuri, ndërsa kurrikulat janë teorike dhe larg nevojave reale. KLSH ka sjellë në vëmendje dhe modelin gjerman të universiteteve, ndër më të mirët e botës, i cili në pjesën më të madhe ofrohet falas. “Financimi i arsimit të lartë në Shqipëri dhe produktet e këtij financimi vijojnë të mbeten çështje të parregulluara, kaotike, pa një model të qartë zhvillimi dhe larg realitetit europian ku aspirojmë të shkojmë”, ishte qasja që shoqëroi auditimin.