Top Channel – Qendër 3 në 1. Ambulancë, shkollë dhe kopsht në Stan Karbunarë
Një ndërtesë në fshatin Stan Karbunarë funksionon si një qendër shëndetesore, si kopsht dhe shkollë. Kur ka mësim, nuk kryhen vizita, por me largimin e pacientëve nga mjediset e kopshtit, shkollës dhe qendrës shëndetësore, bakteret mbeten aty. Kjo qendër u shërben 5500 banorëve. Kushtet e saj nuk janë të mira, ndaj është kërkuar disa herë […]
Vizion Plus – Ushqim në shkolla, projekti nis nga “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”
Në vijim të Marrëveshjes “Bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ushqehemi shëndetshëm”, nënshkruar midis Ministrisë së Bujqësisë, Shëndetësisë, Arsimit si dhe Bashkive Elbasan, Fier, Korce, Lezhe, Tiranë, sot në “Ditën Botërore të Ushqimit” në qytetin e Korcës tek shkolla “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” fillon projekti i kantinave ushqimore. Sipas Marrëveshjes në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë, […]
RTK – Banorët shqiptarë në veri, jetojnë në kushte të rënda ekonomike
Banorët shqiptarë në veri të Kosovës jetojnë në kushte të rënda ekonomike. Ata jetojnë në fshatra të izoluara dhe me pak mundësi për punësim. Ata ndihen të zhgënjyer dhe thonë se janë lodhur duke pritur me shpresë se një ditë do të bëhet më mirë. Sipas tyre, kjo gjendje nuk është e rastësishme por e […]
Vizion Plus – Fluks virozash në qendrat shëndetësore, fëmijët janë më të prekurit
Ndryshimi i shpeshtë i temperaturave ka bërë që qendrat shëndetësore të përballen me një fluks të madh të prekurish nga virozat. Sipas mjekëve më të rrezikuarit janë fëmijët deri në 6 vjeç. Në periudhën e vjeshtës virozat janë më të shpeshta dhe sipas mjekëve specialistë nuk duhet neglizhuar asnjë nga simptomat. https://www.vizionplus.tv/fluks-virozash-ne-qendrat-shendetesore-femijet-jane-me-te-prekurit/
ABC News – Ligji i ri në Francë: Në kopësht me detyrim të gjithë fëmijët mbi tre vjeç
Të gjithë në shkollë sapo të kenë mbushur tre vjeç dhe jo më gjashtë. Është kjo reforma e prezantuar në Francë nga ministri Zhan Mishel Blanke i cili parashikon që kopshti të cilësohet si shkollim i detyrueshëm. http://abcnews.al/ligji-i-ri-ne-france-ne-kopesht-me-detyrim-te-gjithe-femijet-mbi-tre-vjec/