Në vijim të Marrëveshjes “Bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ushqehemi shëndetshëm”, nënshkruar midis Ministrisë së Bujqësisë, Shëndetësisë, Arsimit si dhe Bashkive Elbasan, Fier, Korce, Lezhe, Tiranë, sot në “Ditën Botërore të Ushqimit” në qytetin e Korcës tek shkolla “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” fillon projekti i kantinave ushqimore. Sipas Marrëveshjes në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë, është hartur menuja ushqimore, e cila përshtatet me standardet e të ushqyerit shëndetshëm për grupmoshat 6-15 vjeç.
https://www.vizionplus.tv/ushqim-ne-shkolla-projekti-nis-nga-mesonjetorja-e-pare-shqipe/