Top Channel – Ushqime të skaduara në treg. Shiten hapur në qytetet e varfëra
Çdo ditë në Shqipëri skadojnë me qindra ton ushqime. Ligji i detyron bizneset që ushqimet e skaduara t’i depozitojnë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), i cili duhet t’i asgjesojë ato. Ushqimet e skaduara hiqen nga raftet e supermarketeve të mëdha dhe shiten më një çmim më të lirë në dyqanet e qyteteve dhe fshatrave, […]
Top Channel – Shi dhe breshër, dëmtohen pemtari e të mbjella në të gjithë vendin
Në Elbasan, Labinot-Mal dhe Funar janë zonat më të prekura nga stuhia e një dite më parë. Ndërkohë që në qytet stuhia zgjati jo më shumë se 5 minuta, në këto zona breshëri ka zgjatur më shumë se 1 orë, duke shkatërruar çdo gjë në të mbjella dhe pemëtari. Përballë kësaj fatkeqësie të natyrës, fermerët […]
RTK – 52 organizata kërkojnë që të mos rrënohet shkolla e të verbërve në Pejë
Një grup prej 52 organizatash në Kosovë i janë drejtuar me një kërkesë ministrive të: Administratës publike, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies, asaj të Drejtësisë si dhe kryetarit të Komunës së Pejës lidhur me rrënimin e paralajmëruar të objektit të QBMK Xheladin Deda ose sic njihet ndryshe shkolla e të verbërve në Pejë. Ata kërkojnë […]
VOA – Tiranë: Studim i ri për emigracionin
Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar publikuan sot një studim mbi lëvizjet migratore të shqiptarëve, nga doli se afro 40% e popullsisë së Shqipërisë jetojnë jashtë vendit. Kështu, Shqipëria renditet midis vendeve europiane e botërore me emigrimin më të lartë për frymë të popullsisë. https://www.zeriamerikes.com/a/4497670.html
Scan Tv – Alarm për zjarret në rajon – Shqipëria në qendër të hartës, rritet ndjeshëm rreziku
Një raport i publikuar vetëm pak kohë më parë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal fliste për një skenar apokaliptik në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor në vitet në vijim, me temperaturat mesatare që do të rriten me të paktën 5 gradë celsius deri në fund të shekullit dhe me klimën që do të kthehet në […]
Opinion.al – DASH përjashton Shqipërinë nga vendet mikëpritëse për bizneset Amerikane. Mungesa e Gjykatave zbeh besimin e të huajve
Raporti i Departametntit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018 (“Investment Climate Statements for 2018”) nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë, ndryshe nga një vit më parë, pra 2017, ku ishim pjesë e listës së vendeve që SHBA i sugjeron investitorve amerikanë për të bërë biznes. Mungesa e Gjykatave në vend, […]