Top Channel – Ushqime të skaduara në treg. Shiten hapur në qytetet e varfëra

Çdo ditë në Shqipëri skadojnë me qindra ton ushqime. Ligji i detyron bizneset që ushqimet e skaduara t’i depozitojnë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), i cili duhet t’i asgjesojë ato. Ushqimet e skaduara hiqen nga raftet e supermarketeve të mëdha dhe shiten më një çmim më të lirë në dyqanet e qyteteve dhe fshatrave, ku më pas konsumatori i merr ato. Disa i blejnë për shkak të shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe disa të tjerë prej mungesës së informacionit se çfarë shkaktojnë këto ushqime në organizmin e njeriut.

http://top-channel.tv/2018/07/24/ne-treg-ushqime-te-skaduara-shiten-hapur-ne-qytetet-e-varfera/