Shekulli – Varfëri ekstreme, 8 anëtarët e familjes mbijetojnë me 20 lekë në ditë

Një familje me 8 anëtarë jeton me vetëm 5 mijë leke në muaj në një kasolle në fshatin Çerenec të Bulqizës. Për Qemalin nuk ka punë edhe pse kërkon vazhdimisht. Shpesh herë fëmijët nuk i dërgon në shkollë, pasi nuk ka lekë për transport e as para për t’u dhënë me vete. http://shekulli.com.al/varferi-ekstreme-8-anetaret-e-familjes-mbijetojne-me-20-leke-ne-dite/

Top Channel – Donald Lu largohet nga Shqipëria, dërgohet në Kirgistan

Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë sqarohet të enjten se iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh dhe njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit, thuhet aty. http://top-channel.tv/2018/05/25/donald-lu-largohet-nga-shqiperia-per-ne-kirgistan/

Vizion Plus – Italiani Luigi Soreca pritet të zëvendësojë Romana Vllahutin-in

00

Luigi Soreca pritet te zëvëndësoje Romana Vlahutinin në krye te delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Aktualisht Luigi Soreca është Drejtor për Sigurinë në DG HOME, institucion që kontribuon në objektivin e BE-se për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. https://www.vizionplus.tv/italiani-luigi-soreca-pritet-te-zevendesoje-romana-vllahutin-in/

Scan TV – Paketa fiskale 2019, Zëvendësministri i Ekonomisë: Ja sektorët që do u ulet tatimi në 5%

Paketa fiskale 2019 do të parashikojë ulje të tatim-fitimit në masën 5% për 3 kategori biznesesh, duke synuar përmirësimin e klimës së të bërit biznes. Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi në këto kategori përfshihet biznesi me xhiro 8-14 mln lekë xhiro vjetore, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe bizneset e kategorizuar si ‘agroturizëm’. […]