Klan TV – Zbulohet laborator droge në Fier, identifikohet pronari i tokës

Policia e Fierit ka zbuluar një laborator droge në fshatin Mbrostar të Fierit, si dhe është sekuestruar një gomone 12 metra e gjatë pranë fshatit Seman. Aktualisht po zhvillohen hetime për të identifikuar personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. http://tvklan.al/video-emri-zbulohet-laborator-droge-ne-fier-identifikohet-pronari-i-tokes/

Panorama – Del vendimi. Nga1 korriku, qeset plastike jashtë qarkullimit

klosi

Qeset plastike që përdoren për momentin  nuk do të lejohen më pas datës 11 korrik. Qeveria i ka dhënë OK vendimit për ndalimin e prodhimit, importimit dhe shitjes së tyre, duke propozuar qese të riciklueshme në vend të tyre. Për këtë Këshilli i Ministrave i ka dhënë 2 muaj kohë biznesit si dhe po bëhet edhe një fushatë […]

VOA – Shkarkohet nga drejtimi i Krimeve të Rënda Hajdarmataj

Besim-Hajdarmataj640x480

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shkarkoi nga drejtimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Basim Hajdarmatajn, i cili është njëkohësisht pjesë e grupit të prokurorëve që po heton ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas njoftimit zyrtar ky ndryshim ka për qëllim përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda. https://www.zeriamerikes.com/a/4386452.html

Monitor – Marrëveshja e grantit, BE jep 35.4 mln euro për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas

hekurudha

Dy javë nga hapja e shprehjes së interesit për fazën e parakualifikimit për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, qeveria nënshkuan marrëveshjen e grantit per nje pjese te financimit të këtij projekti. Ky projekt ishte një nga tre projektet fituese në Samitin e Parisit, të mbajtur në korrik 2016, ku konkurronin për fonde të BE/WBIF. http://www.monitor.al/marreveshja-e-grantit-jep-35-4-mln-euro-per-hekurudhen-tirane-durres-rinas/

Shqiptarja.com – Taksat, ndryshon tavani i xhiros për biznesin e vogël

Zbardhet projekti i Ministrisë së Financave për ndryshimin e kategorizimeve sipas xhiros vjetore. mësohet se, pa hequr dorë nga ky vendim mbi TVSH-në, që, sipas qeverisë, ka të bëjë me formalizimin e ekonomisë dhe kontrollin më të mirë të transaksioneve dhe taksave të të mëdhenjve, tani është bërë gati nga administrata e Financave dhe Ekonomisë […]

VOA – Shpend Ahmeti – kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës

shpe

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u zgjodh të mërkurën kryetar i ri i Partisë Socialdemokrate të Kosovës. Ai së bashku me grupin e 12 ish depuetëtve të lëvizjes Vetëvendosje që u ndanë prej asaj, ju bashkuan Partisë Socialdemokrate, që drejtohej nga Kaqusha Jashari. https://www.zeriamerikes.com/a/kosovo-political-party/4386576.html

Scan TV – Mijëra produkte pa tarifa doganore – Zgjerohet lista e mallrave të teknologjisë së informacionit

Lista e produkteve të teknologjisë së informacionit të cilat importohen në vendin tonë pa doganë do të pësojë zgjerim të konsiderueshëm. Kjo do të sjellë reduktim të kostove për të gjitha produktet e kësaj kategorie dhe eliminim tarifash dhe barrierash jo tarifore. http://www.scan-tv.com/mijera-produkte-pa-tarifa-doganore-zgjerohet-lista-e-mallrave-te-teknologjise-se-informacionit/