Qeset plastike që përdoren për momentin nuk do të lejohen më pas datës 11 korrik. Qeveria i ka dhënë OK vendimit për ndalimin e prodhimit, importimit dhe shitjes së tyre, duke propozuar qese të riciklueshme në vend të tyre. Për këtë Këshilli i Ministrave i ka dhënë 2 muaj kohë biznesit si dhe po bëhet edhe një fushatë ndërgjegjësuese.