Top Channel – Çmimi i bukës do të rritet. OSHEE nuk tërhiqet, çmimi do qëndrojë i lartë
Një ditë më parë shoqata e prodhuesve të bukës paralajmëroi rritjen e çmimit të bukës për shkak të çmimit të energjisë. Por OSHEE thotë se ajo do të zbatojë me rigorozitet vendimin e entit rregullator duke i këshilluar furrat që kanë dhe aktivitete të tjera, ti ndajnë ato nga ai i prodhimit të bukës. http://top-channel.tv/2018/04/30/cmimi-i-bukes-do-te-rritet-oshee-nuk-terhiqet-cmimi-do-qendroje-i-larte/
Balkan Insight – Kosova nuk do ta njohë Katalonjën, thotë Haradinaj
Kryeministri Ramush Haradinaj në një interviste për El Pais thotë se Kosova nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Katalonjës. Ai thekson se çështja e Kosovës me atë të Katalonjës nuk kanë asgjë të përbashkët. http://www.balkaninsight.com/en/article/kosovo-would-never-recognise-the-independence-of-catalonia-pm-says-04-30-2018
Top Channel – Të rinjtë që marrin zanat, fluks në shkollat profesionale, ulet mosha e kursantëve
Këtë vit shkollor, në 35 shkollat e arsimit profesional janë të regjistruar rreth 19 mije nxenes. Ky numer ka ardhur gjithmone ne rritje duke bere qe edhe mosha kryesore te jete ne 25-30 vjec ku ngarkesën kryesore e mbajnë kurset tradicionale, kuzhina, elektrike dhe rrobaqepësia. Qeveria pranon se niveli i të gjitha shkollave dhe kurseve […]
Top Channel – Meta, darkë me Patriarkun e Moskës: Harmonia fetare, thesari i çmuar i trashëgimisë sonë
Presidenti Meta ka mbajtur një darkë zyrtare me Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusisë, Shenjtërinë e Tij Kirill. “Harmonia, respekti i ndërsjellë, toleranca, mirëkuptimi, vlerësimi reciprok dhe solidariteti janë tiparet e raporteve mes besimeve fetare në Shqipëri si dhe thesari më i çmuar i trashëgimisë sonë historike dhe kombëtare”, është shprehur Presidenti Meta. http://top-channel.tv/2018/04/29/meta-darke-me-patriarkun-e-moskes-harmonia-fetare-thesari-i-cmuar-i-trashegimise-sone/
DW Shqip – I sëmurë në Ballkan, para në dorë ose prit
Mjekët po rrallohen e radhët në klinika shtohen. Kujt është i sëmurë në Ballkan i duhet durim. Ose të ketë shumë para. Por paralelisht me sistemin shtetëror është krijuar një botë paralele klinikash private. Në të njëjtën kohë nga vendet e Ballkanit po largohen shumë mjekë. Destinacioni më i preferuar është Gjermania, ku një mjek […]
VOA – Prishtina 2018: “Vrapo për paqe dhe tolerancë”
Në Kosovë, është mbajtur për të tetëmbëdhjetën herë gjysmë maratona ndërkombëtare Prishtina 2018. Me moton, “vrapo për paqe dhe tolerancë”, ky aktivitet sportiv mblodhi rreth 1100 atletë profesionistë e amatorë nga e gjithë bota. Këtë vit si garues mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. https://www.zeriamerikes.com/a/maratone-prishtine-2018-paqe-tolerance/4369786.html
Revista Monitor – Ana tjetër e medaljes së integrimit; Bizneset shqiptare nuk janë gati të përballen
Anëtarësimi në BE mbështetet në tre parime të përcaktuara në Këshillin e Kopenhagës në vitin 1993, një prej të cilëve është “Kriteri Ekonomik” (ekonomi tregu funksionale dhe e aftë për të përballuar konkurrueshmërinë brenda tregut të përbashkët europian). Sipas progres-raportit, Shqipëria është e përgatitur në mënyrë të moderuar për funksionimin e ekonomisë së tregut. Komisioni […]