Ti mund të ndryshosh një jetë!

70 mijë fëmijë të moshës 2 deri në 17 vjeç në Shqipëri rezultojnë me Aftësi të Kufizuar. 92 % e tyre nuk marrin shërbimet bazë për të cilat kanë nevojë.

Ambasadorët e World Vision

Tungjatjeta për një fëmijëri me Dinjitet!

Përse Tungjatjeta?

“Tungjatjeta” është një program i dizenjuar nga World Vision. Ky program ofron vizita dhe shërbime për fëmijët me Aftësi të Kufizuar, në zonat e thella të vendit, në banesat e tyre. Studimi i parë kombëtar mbi prevalencën e aftësisë së kufizuar tregoi se në Shqipëri ka 70 mijë fëmijë me Aftësi të Kufizuar. Vetëm 8% e tyre marrin shërbime. Arsyet janë të shumta: pamundësia ekonomike, largësia nga qendrat, mungesa e transportit, mungesa e informacionit apo mentaliteti.

Ne duam t'u themi sot Tungjatjeta! Tu-ngjat-jeta, për një fëmijëri me dinjitet!

Si funksionon Tungjatjeta?

Ekipe ekspertësh udhëtojnë drejt fshatrave më të thellë të Librazhdit dhe Prrenjasit dhe vizitojnë në çdo shtëpi fëmijët me Aftësi të Kufizuara, të cilët nuk kanë mundur të marrin asnjë shërbim bazë. Pasi vlerësojnë gjendjen e fëmijëve, këto ekipe hartojnë plane individuale zhvillimi për secilin prej tyre dhe i ndjekin ato hap pas hapi.

Tungjatjeta, përmes njësive lëvizëse ofron mbështetje psikosociale edhe për familjarët e fëmijës/ve me Aftësi të Kufizuar dhe konsultime për anëtarët e komunitetit ku fëmija jeton.

Ekipet lëvizëse

Sipas nevojave të zonës, ekipet e ekspertëve përbëhen nga:

  • Punonjës socialë
  • Psikologë
  • Fizioterapistë
  • Logopedë

Përmes programit Tungjatjeta fëmija përfiton:

Një terapi të specializuar në shtëpi, 1-2 herë në javë sipas nevojës së fëmijës:

  • Fizioterapi / logopedi / psikoterapi
  • Një plan zhvillimi personal për fëmijën dhe familjen e tij
  • Përfshirje në aktivitete sociale, pranë Qendrës Komunitare
  • Paketa ushqimore