Projekte në zbatim

Kia Green Light Project

Ky projekt financohet nga Kia, me mbështetjen e World Vision Korea, dhe zbatohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd.

Projekti është hartuar si një ndërhyrje disa planëshe për të mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë 62 fëmijë/të rinj me aftësi të kufizuara dhe familjaret e tyre, 1500 të rinj nga shkolla 9 vjeçare dhe të mesme. 30 personel shëndetësor, 30 profesionistë të gjithëpërfshirjes60 prindër të rinj, 60 fermerë dhe indirekt gjithë popullsinë e Bashkisë Librazhd.

Objektivi i përgjithshëm: Përmirësimi i situatës shëndetësore dhe mirëqenies për banorët e Librazhdit duke ofruar shërbime psiko-sociale dhe mjekësore nëpërmjet qendrës komunitare multifunksionale të KIA GLP, shërbimit të integruar lëvizës dhe zgjerimit aktiviteteve fitimprurëse.

Ndërhyrjet kryesore dhe rezultat e pritshme të projektit:

  1. Një Qendër Komunitare Multifunksionale rikonstruktohet dhe përshtatet për ofrim shërbimesh dhe një mjet transporti blihet dhe përshtatet për të ofruar shërbimet në terren.
  • Fëmijët, të rinjtë me aftësi të kufizuara dhe prindërit/kujdestarët e tyre, ashtu si dhe 1500 femije dhe të rinj të tjerë  përfitojnë nga shërbimet mjekësore dhe psiko-sociale të ofruara në qendrën GLP dhe nëpërmjet shërbimit lëvizës në mjediset e shtëpisë.
  • Fermerët/familjarët e fëmijëve që frekuentojnë shërbimet në qendër ose ato lëvizëse mbështeten në zgjerimin e aktiviteteve të tyre bujqësore për të gjeneruar të ardhura që në të ardhmen të mund të vetëmbështetin frekuentimin e qendrës nga fëmijët/familjarët e tyre.

Artikuj

Në Kurbin, prej 3 muajsh ka nisur një rrugëtim transformues për komunitetet lokale, me …

Të rinjtë kanë nevojë të mbështeten për të zhvilluar aftësi të buta dhe të …

Me sloganin “Investo për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave”, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” …

Në Librazhd ka nisur puna për vënien në funksion të Qendrës Multifunksionale “Kia Green …

Pas zbatimit me sukses në zonën e Dibrës të projektit 1 vjeçar “Përmirësimi i …